Çka deklaroi në seancën gjyqësore i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes në Ferizaj?

I pandehuri, Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes, 21-vjeçares nga Ferizaj ka dalë sot para trupit gjykues në Ferizaj dhe ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Në seancën gjyqësore ka folur edhe avokati i tij Ramadan Sylejmani. Para trupit gjykues ka folur edhe avokati i tij, Ramadan Sylejmani.

Ai njoftoi se ka 10 muaj e më tepër që çifti janë ndarë dhe se kanë pasur probleme të vazhdueshme.

“Ka qe 10 muaj e më tepër që janë ndarë… kanë pasur probleme të vazhdueshme sidomos në rastet kur i mbrojturi im ka kërkuar që ta shoh djalin, e ndjera nuk ja ka mundësuar, duke u arsyetuar me fjalë të ndryshme.

I pandehuri Aliu para trupit gjykues ka thënë se në fund ia ka drejtuar armën edhe vetes, por që nuk kish pas plumba.

“Bile, bile unë në fund e kam drejtuar armën nga vetja, por kur e kam tërheqë këmbëzën nuk kishte pas plumb”, tha Aliu.

Edhe një natë më parë para se të ndodh ngjarja i mbrojturi im ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ja mundësuar, e ka fyer, nënçmuar dhe poshtëruar me fjalë të ndryshme… Gjithashtu nga shkëputja e bashkësisë martesore, i mbrojturi im ka qenë i kanosur disa herë…”, tha avokati.

Sipas tij, i pandehuri ka qenë edhe në krizë psikike dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, për të cilat tha se ka edhe raporte.

“Ditën kur ka ndodhur ngjarja i mbrojturi im me lejen e zyrtares për punë sociale e ka marr fëmijën dhe e ka dërguar në shtëpi për një orë dhe paraprakisht kishte biseduar me të ndjerën me ja pre flokët meqë me profesion është frizer…

Pasi ka qëndruar me djalin rreth 40 minuta në shtëpi ka ardhur në Qendrën për Punë Sociale për të biseduar me zyrtaren rreth faktit se e ndjera nuk ishte duke iu mundësuar që ta shoh djalin, aty në zyre të zyrtares të QPS kanë … dhe e nderja gjatë bisedës me zyrtaren rreth ankesave që i ka pasur i mbrojturi im për ta parë djalin e nderja ka filluar ta fyejë, nënçmojë dhe në një moment ta shtyjë…” është shprehur avokati i të pandehurit, Ramadan Sylejmani.

Avokati tutje ka thënë se klienti i tij tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer.

Go to TOP