Chollet takohet me Daçiqin: Shpreha mbështetje për angazhimin e Serbisë në dialog
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit në ShBA, Derek Chollet ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Chollet ka shkruar se në këtë takim ka shprehur mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialog me Kosovën.
“Rikonfirmova miqësinë e kahershme mes ShBA-së dhe Serbisë dhe shpreha mbështetjen për angazhimin e Serbisë në dialogun me Kosovën dhe përpjekjet për të promovuar paqe/siguri më të madhe në rajon”, ka shkruar Chollet.
