Ambasadori amerikan në Serbi: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka folur edhe njëherë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai për N1 ka thënë se mendon se ka një nevojë urgjente për themelimin e Asociacionit.
“Unë mendoj se ka një nevojë urgjente që të gjithë të bien dakord për këtë dhe të kuptojnë se pasi të angazhoheni për diçka, ta përmbushni,” tha Hill.
Sipas tij, qëndrimi i negociatorëve ndërkombëtarë është “komunikuar shumë mirë si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë“.
I pyetur se kush bashkëpunon më shumë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti apo presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ambasadori qeshi.
“Nëse do të mendoja se përgjigjja e kësaj pyetje do të ndihmonte procesin e negociatave, do të përgjigjesha, por do t’ia lë në dorë imagjinatës tuaj”, tha ai për N1.
Ndryshe, Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka dalur me një deklaratë pas takimit, ku potencoi se Asociacioni nuk do të jetë një “Republika Srrpska” por që në përputhje me Kushtetutën, ai duhet të themelohet sa më shpejt.
“Disa zyrtarë të lartë të SHBA-së e kanë qartësuar. Dhe unë dua të jem shumë i qartë për pozitën e SHBA-së. Ne nuk mbështesim ndonjë angazhim që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që s’është në përputhje me vendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese apo që do të kërcënojë sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, karakterin multi-etnik apo institucionet demokratike.
Në kundërshtojmë fuqishëm krijimin e ndonjë etniteti që ngjan me “Republika Srpskan” në Bosnje e Hercegovinë”, – ka thënë Hovenier.
