Chelsea të vendosur ta mbajnë Rudigerin, gati kontrata e re për gjermanin

Chelsea nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mbajtja e Antonio Rudiger në skuadër.

Mbrojtësi gjerman vazhdon të refuzojë ofertat e Chelseat pasi dëshiron një kontratë më të mirë financiarisht.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Manchester United janë në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

Megjithatë Daily Mail ka raportuar se Chelsea do të tentojë me një kontratë të re ta mbajë mbrojtësin në Stamford Bridges.

Rudiger ka refuzuar tetë milionë euro në sezon, derisa Chelsea pritet që ta përmirësojë ofertën e tyre.

The Blues pritet që t’i ofrojnë pagë javore gjermanit prej 200 mijë funteve në javë, në mënyrë që ta bindin atë ta vazhdojë kontratën. 

Go to TOP