Chelsea në bisedime me trajnerin Enzo Maresca

Chelsea është duke zhvilluar bisedime për ta bërë trajnerin e Leicesterit, Enzo Maresca, drejtuesin e tyre të ri, pasi ndarjes me Mauricio Pochettino.

Sipas raportimeve nga “Sky Sports” të hënën, drejtuesit e klubit londinez kanë kërkuar leje nga Leicesteri për të folur drejtpërdrejt me Marescan, duke e cilësuar atë si zgjedhjen e tyre të preferuar.

Stili i futbollit i Marescas ka impresionuar drejtuesit e Chelseas, duke e bërë atë një kandidat të fortë për pozicionin e trajnerit. Maresca, një ish-asistent i Pep Guardiolës te kampioni anglez Manchester City, ka bërë të mundur rikthimin e menjëhershëm të Leicesterit në Premier League pas vetëm një viti qëndrimi në nivelin e dytë.

Go to TOP