Chelsea afron sulmuesin e Aston Villa
Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit tetëmbëdhjetë vjeçar të Aston Villa, Omari Kellyman, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare.
Sipas mediave angleze, marrëveshja mes dy klubeve të Premier League kap vlerën prej 19 milionë funte.
Kellyman, i cili ka bërë gjashtë paraqitje në ekipin e parë për Aston Villa, ka shprehur entuziazmin e tij për këtë hap.
“Është një klub i madh, kështu që është e mrekullueshme t’i bashkohesh… Unë dua të jem i suksesshëm në fanellën e Chelseas, të fitoj ndeshje dhe shpresoj të ngre trofe”, ka thënë ai.