Çfarë janë armët kimike?

Këtu është një shpjegim i thjeshtë se çfarë janë armët kimike të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës kanë frikë se Rusia mund ti përdorë në Ukrainë.

  • Armët kimike janë çdo lloj municioni që bart në vete toksina ose substanca kimike që sulmojnë sistemin e trupit të njeriut.
  • Ekzistojnë kategori të ndryshme të armëve kimike:
  • Ekzistojnë agjentët mbytës si ‘Fosgeni’ që është gaz pa ngjyrë shumë helmues i cili është përdorur gjatë Luftës së parë Botërore. Sulmon mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes
  • Ekzistojnë po ashtu agjentët flluskë si gazi mustardë që djeg lëkurën dhe verbon njerëzit
  • Janë të njohur edhe agjentët nervorë të cilët ndërhyjnë në komunikimin e trurit me muskujt e trupit. Një pikë e vogël e tyre mund të jetë fatale.

Të gjithë këta të ashtuquajtur agjentë kimikë mund të përdoren dhe shpërndahen përmes predhave, bombave dhe raketave. Por siç dihet botërisht, që të gjithë janë rreptësishtë të ndaluar të përdoren në luftëra përmes Konventës së Armëve Kimike.

Go to TOP