Çerkini: Nuk besojmë se do të ketë marrëveshje për të pagjeturit

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini nuk shpreson se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare në Bruksel për personat e pagjetur.

Çerkini në një prononcim ka thënë se nuk është në dijeni nëse do të flitet për këtë çështje në Bruksel.

“Kam pyetur në Komisionin qeveritar se a do të flitet për persona të pagjetur. Më thanë që temat janë të shumta, dhe nuk e dinë nëse do të përfshihet kjo çështje”, tha ai.

Çerkini shtoi se nuk beson që ky takim do të sjellë ndonjë marrëveshje përfundimtare për personat e pagjetur.

Ai theksoi se ka dëgjuar që edhe në këtë çështje do të kërkohet reciprocitet nga pala serbe, e kjo siç tha Çerkini nuk vjen në konsideratë.

“Shumë pak besoj që ata do të sjellin një marrëveshje përfundimtare për personat e pagjetur, pasi po flitet për reciprocitet për personat e pagjetur. E nëse flitet për reciprocitet është marre e nuk vjen në konsiderim një gjë e tillë”, ka thënë Çerkini.

Ndryshe, sot është duke u mbajtur takimi mes kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel me ndërmjetësim të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel.

Go to TOP