Gjenden tre automatikë në automjetin e djegur të autorëve të atentatit në Vlorës

Gjendet vendi ku autorët e vrasjes së dy personave në Vlorë zgjodhën për të djegur mjetin e tyre pa targa të tipit “BMW”.

Mjeti i gjetur në Frakull në aksin rrugor Levan-Tepelenë, e cila dyshohet se i përket autorëve është djegur plotësisht.

Brenda makinës së djegur janë gjetur 3 armë zjarri automatikë, të cilat dyshohen se u përdorën për të ekzekutuar dy personat në mbikalimin e Panajasë në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, se kush janë viktimat apo autorët, ndërsa është bllokuar rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Go to TOP