Celibashi zhbllokon ngërçin e votimit elektronik, urdhëron regjistrimin manual aty ku ka probleme

Teksa votimi elektronik shkaktoi “kaos” në zgjedhjet e sotme në të gjithë vendit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhbllokuar problematikën duke urdhëruar regjistrimin manual në të gjitha qendrat e votimit që hasen probleme.

Ai ka deklaruar se të gjithë qytetarët që paraqiten për të votuar dhe kanë probleme me pajisjet elektronike të identifikimit, duhet të identifikohen në mënyrë manual.

Problematikat e votimit elektronik kanë shkaktuar një pjesëmarrje të ulët në procesin e votimit, ku në krahasim me vitin e kaluar është përgjysmuar.

Go to TOP