Çeku: Kulla e familjes së Shaban Azem Lokajt në Voksh, dëshmi e trashëgimisë

Ministri në detyrë i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për një tjetër dëshmi të angazhimit institucional në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ai bëri me dije se Kulla e familjes së Shaban Azem Lokajt, në fshatin Voksh të Deçanit, po trajtohet si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore.

Sipas Çekut, mbrojtja dhe promovimi i objekteve tradicionale si kullat shqiptare janë thelbësore për ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor, si dhe për përcjelljen e vlerave te brezat e ardhshëm. /Kosova.info/


Go to TOP