Çeku: Dëshmitari i ri në Hagë, Vedat Xhymshiti – nga azilanti shpifës në agjent propagande kundër UÇK-së
Gazetari hulumtues Fitim Çeku ka zbuluar emrin e dëshmitarit më të ri në proceset gjyqësore në Hagë – Vedat Xhymshiti (i njohur si Vudi) nga Gjilani, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Çeku e cilëson atë si një individ të ricikluar politikisht, i cili gjatë qëndrimit në azil në Angli kishte ndërtuar një profil publik përmes shkrimeve shpifëse kundër Kosovës, UÇK-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas Çekut, Xhymshiti ka shkruar për tema të fabrikuara si “tregtia e organeve nga UÇK”, përfshirja e “Al Kaedës në luftën çlirimtare” dhe “financimi amerikan i mafies në Kosovë” – duke shërbyer, sipas tij, si zëdhënës i agjendave antishqiptare dhe antiperëndimore.
Madje, ai thekson se Vetëvendosja e kishte përjashtuar Xhymshitin për aktivitete të dyshimta spiunazhi, por më vonë, qeveria Kurti II i ka dhënë atij mbështetje përmes granteve me dhjetëra mijëra euro. Më tej, Çeku thekson se Xhymshiti është kapur në komunikim me një aset rus të quajtur Sahitaj – një bashkëpunëtor i rekrutuar në Hagë për të ndërtuar akuza kundër UÇK-së.
Sipas tij, Xhymshiti ka publikuar biseda me Sahitajn në përpjekje për të ndërtuar një narrativë të rreme që e favorizon vetveten, por përmbajtja e shkrimeve të tij përkon në mënyrë të plotë me narrativën ruse – që, sipas Çekut, është infiltruar deri në RTK përmes ndikimit të njerëzve të Kurtit në AKI.
Fitim Çeku e akuzon gjithashtu Xhymshitin se ka nisur një seri artikujsh propagandistikë kundër tij dhe ambasadorit Richard Grenell duke fyer ish-krerët e UÇK-së dhe duke mbrojtur prokurorin Jack Smith. Ai pohon se është përpjekur të inkriminohet përmes bashkëpunëtorëve të Smithit, por tentativa ka dështuar.
Në fund, Çeku publikon edhe një koment nga bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, për të identifikuar më qartë figurën e Xhymshitit.
Në një situatë të tillë delikate, kjo histori hedh dritë mbi lidhjet e dyshimta të një dëshmitari që, sipas Çekut, është pjesë e një rrjeti propagandistik që synon të minojë kauzën çlirimtare dhe aleancën e Kosovës me Perëndimin. /Kosova.info/
