Çeku akuzon qeverinë për bllokimin e investimeve strategjike të klubeve të femrave për olimpiadën 2030
Gazetari hulumtues, Fitim Çeku, ka bërë të ditur se janë bërë dy vite që qeveria aktuale ka bllokuar rreth 300 mijë euro, një investim anglez i dedikuar për zhvillimin e klubeve të femrave në Kosovë, me synimin për të përgatitur ekipet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të vitit 2030. Çeku, i cili shiti aksionet e biznesit të tij të ndërtuar me punë dhe përkushtim për tetë vite, akuzon qeverinë për bllokimin e qëllimshëm të këtij investimi.
Sipas Çekut, investitori anglez është një partner strategjik, i cili është mbajtur i bllokuar dhe shantazhuar për dy vite, si pjesë e një komploti kundër tij për shkak të hetimeve që ka kryer ndaj Jack Smith dhe spiunëve të BIA në Kosovë. Ai pretendon se bllokimi i fondeve është një përpjekje për ta goditur financiarisht dhe për të dëmtuar moralin dhe gjendjen e tij psikike, me qëllim që të ndalojnë hetimet e tij.
Çeku deklaron se, pavarësisht presioneve, hetimet e tij kanë arritur deri te drejtorët e inteligjencës amerikane, dhe se po pritet një vendim përfundimtar nga Prokuroria Speciale lidhur me këtë çështje. Pasojat financiare janë të mëdha, duke përfshirë dëmtimin e tij dhe të tjerëve që kishin detyrime financiare ndaj investimit. Për më tepër, ai thekson se kjo situatë ka cenuar edhe sigurinë kombëtare dhe atë të gazetarëve investigativë në vend.
Çeku ka dorëzuar të gjitha denoncimet e tij në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, duke pritur që drejtësia të vihet në vend. /Kosova.info/
