Gjendja e tmerrshme e rrugës që çon tek “Pallati i Drejtësisë”
Infrastruktura rrugore në Prishtinë është si mos më keq.
Rrugët shpesh herë ngjasojnë në vende të shkreta, e të braktisura nga gjithkush.
Rrugë në gjendje të tmerrshme është edhe ajo që çon tek “Pallati i Drejtësisë”, saktësisht rruga “Nekibe Kelmendi”.

Kjo rrugë tash e sa kohë është shndërruar në një pamje krejtësisht të pahijshme e që bëhet edhe më e vështirë për të qarkulluar në të.
Më poshtë mund të shihni edhe disa fotografi të realizuara pikërisht në këtë anë të rrugës.


