‘Çfarë trishtimi’, reagon Rama për sulmin në Uzinën e Gramshit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen në Gramsh, ku është shprehur se ushtarakë neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh.
Në reagimin e tij, Rama nuk ka lënë pa sulmuar edhe opozitën.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se është trishtim që edhe për ngjarje delikat, “gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël”.
“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, shprehet Rama në një postim në Twitter.
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!
— Edi Rama (@ediramaal) August 20, 2022
