Capital T tërhiqet nga performanca në Korçë: “Ne s’jemi dele”

Artisti kosovar, Capital T, ka njoftuar se ka hequr dorë nga performanca e tij në festivalin e birrës në Korçë për shkak se aty është ftuar edhe këngëtari serb, Goran Bregoviq.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ai bën thirrje për bojkot të këtij festivali dhe i drejtohet Bashkisë së Korçës duke i thënë se janë mjaftueshëm artistë shqiptarë dhe se nuk është nevoja për siç tha, import.

“JU BEJ THIRRJE TE GJITH KOMUNITETIT ARTISTIK TE REAGOJN DHE TE GJITH POPULLIT TA BOJKTOJNE KETE EVENT SEPSE NE SJEMI DELE”, ka shkruar Capo, ku ka postuar edhe një video me sqarimin e tërheqjes së tij.

Go to TOP