Capital T këngën e tij të re “Për dash

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Për dashni”.

Kënga është kompletuar edhe me videoklip me paraqitje të mahnitshme të artistit që këtë projekt ia dedikoi dashurisë.

Për tekstin dhe për vijën melodike u përkujdes vet Kapo, kurse për miksimin dhe masterizimin Lorenc Alija – Avaxus.

Capital T (Foto: YouTube)

Producimi i këtij projekti ndërkohë u bë nga Heku, Beatzarre dhe Djorkaeff.

Videoja në anën tjetër iu besua ‘Gargia Global’ nën drejtimin e Andi Decanit.

Capital T (Foto: YouTube)

Besohet që edhe kjo këngë e Trim Ademit (emri i plotë) do të pëlqehet nga fansat e publikut.

Ai po vazhdon punën për prurje të tjera muzikore që do t’i sjellë në vijim.

Go to TOP