ROZË

Capital T bashkëpunon me producentët e Pop Smoke për projektin e ri

Kënga e fundit e Capital-T, e titulluar “Valle”, përmban dhe paraqet shumë elemente tradicionale shqiptare në mënyrë të modernizuar nga vet artisti.

Pas disa postimeve ne rrjetet social pas publikimit te projektit është mësuar se Alau dhe EliWtf të njohur si TrapHouseMob janë producentët e këngës Dior nga Pop Smoke. Capital T ka postuar ne Instagram muaj më parë fotografi duke bërë shopping me producentët gjatë kohës kur ishte në Amerikë dhe po të njëjtat foto po qarkullojnë në rrjetet sociale dje dhe sot.

Producenti i këngës “Valle” është shprehur se nuk ka pasur durim për publikimin e këtij projekti të realizuar në Mars të këtij viti.

Me këtë fakt kuptojmë se Capital T ka arritur të sjellë kualitet të lartë në industrinë e muzikës, duke praktikuar instrumente dhe melodi tradicionale në një frymë të re muzikore.

Po ashtu, Capital T ka para lajmëruar një EP në këngën e fundit por data e lansimit nuk dihet ende. /Kosova.info/