Cakolli: Afati kushtetues për Presidentin përfundon nesër në mesnatë, jo sonte
Eugen Cakolli nga KDI ka sqaruar se afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës nuk përfundon sonte, por nesër në mesnatë.
Sipas tij, afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese llogaritet duke nisur nga dita pasuese e hyrjes në fuqi të aktgjykimit, në përputhje me Rregulloren e Punës së Gjykatës.
Cakolli theksoi se meqë vendimi ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati ka filluar të rrjedhë nga 26 marsi, ndërsa dita e 34-të përmbyllet nesër në mesnatë. /Kosova.info/
