Buzhala për Exit Pollin: Ky rezultat është një “flakaresh” për populizmin 

Opinionisti Berat Buzhala ka folur në Rubikon pas publikimit të rezultateve nga Exit Poll-et e Klan Kosovës, TV Dukagjinit, dhe Pressing-ut.

Sipas Buzhales nëse rezultatet janë të sakta, atëherë qytetarët e Kosovës kanë votuar kundër referendumit të Kurtit.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti e ka shndërruar këtë proces në një votim për veten, duke e paraqitur si një zgjedhje mes tij dhe Serbisë.

“Ai ka shpallur referendum dhe ka thënë: nëse votoni për mua, votoni për shqiptarët. Nëse votoni kundër meje, votoni për Serbinë” deklaroi ai, në Rubikon.

“Ky rezultat është një flakaresh për populizmin” ka  theksuar ai ndër të tjerash, duke shtuar se qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të ruajnë demokracinë dhe balancën e pushteteve të ndara.


Go to TOP