Buzhala, mesazh për gratë në presidencë dhe qeveri: Kujtoni viktimat e abuzimit seksual
Gazetari Berat Buzhala ka lëshuar një thirrje të hapur ndaj grave që punojnë në Presidencë dhe Qeveri, duke kërkuar që ato të mos harrojnë viktimat e abuzimit seksual, sidomos kur takojnë Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Në një postim të fundit, Buzhala ka theksuar se, megjithëse është në një pozicion të vështirë për të mbrojtur identitetin e viktimave, ai nuk do të ndalet në përpjekjet e tij për të kërkuar drejtësi.
Ai ka bërë me dije se çdo informatë që ka do ta ndajë me Prokurorinë, duke theksuar se nuk do të frikësohet nga pushteti i tanishëm.
Buzhala ka reaguar edhe ndaj atyre që mbajnë qëndrim neutral ndaj situatës, duke sugjeruar se Presidentja dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, mund të kenë qenë të vetëdijshëm për abuzimet, por nuk kanë folur.
Ai e ka përmbyllur mesazhin e tij duke theksuar se, ndonëse mbrojtja e viktimave të njohura si Vasfije Krasniqi Goodman është e popullarizuar, mbrojtja e atyre që jetojnë në margjina është një akt fisnik që kërkon guxim. /Kosova.info/
