Burri nuk e lë gruan të kthehet në shtëpi, përfundon në polici

Një grua e ka lajmëruar në polici burrin e saj, pasi ai nuk e ka lënë që të kthehet në shtëpi.

Përveç kësaj, ajo tha se nga bashkëshorti ka pasur edhe dhunë psikike.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pejë / 07.05.2024. Më 08.05.2024 viktima femër kosovare ka deklaruar në polici se ka pasur dhunë psikike duke mos u lejuar të kthehet në shtëpi nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Go to TOP