Burri në Gjakovë ushtron dhunë psikike ndaj bashkëshortes: Jetime…

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në qytetin e Gjakovës, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunën që ia ka shkaktuar të dielën mbrëma, në shtëpinë e tyre. Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke që eskaloi në sharje e ofendime, çka i krijoi shqetësim frikë viktimës.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari i është drejtuar bashkëshortes me fjalë të tmerrshme, ku ndër të tjera i ka thënë “Jetime, e bija e kurvs je, të q nanën bre e poshtër”. Dhuna psikike që përjetoi, e detyroi viktimën që përballë kësaj situate, të kërkojë ndihmën e Policisë.

Gruaja menjëherë e ka denoncuar rastin dhe si rezultat i raportimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje dhe kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin ndaj tij nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Go to TOP