Burrë e grua përleshen mes vete, bëhen për spital

Një burrë e një grua janë përleshur mes vete, pas një mosmarrëveshjeje. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Prishtinë

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e përditshëm, ku thuhet se të dy kanë pranuar trajtim mjekësor pas përleshjes.

“Prishtinë, 08.06.2024 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshjeje që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht dhe ankuesja ishte përleshur me të dyshuarin, ku të dy kishin pësuar lëndime trupore. Palëve të involvuara në rast iu është dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur, ndërsa ankuesja ka refuzuar strehimin, pasi që ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar,” thuhet në njoftim.

Sipas policisë, rasti është duke u trajtuar sipas procedurave të rregullta. /Kosova.info/

Go to TOP