BSPK diskuton forcimin e funksionimit të brendshëm sindikal 

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në seminarin dyditor, ka diskutuar për forcimin e funksionimit të brendshëm sindikal.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së qëndrueshme institucionale dhe të ndërtimit të kapaciteteve sindikale si parakusht për një përfaqësim të  besueshëm, funksional dhe afatgjatë të punëtorëve.

Në këtë mbledhje gjithashtu janë trajtuar çështje të rëndësisë së veçantë për veprimtarinë sindikale, me theks në nevojën për koordinim më të avancuar ndërmjet federatave, komunikim të strukturuar institucional dhe përgatitje organizative për sfidat që kërkon dialogu social bashkëkohor.


Go to TOP