Britney Spears i rikthehet muzikës me një super bashkëpunim!

Kohët e fundit kanë qenë një “rollercoaster” emocionesh për Britney Spears.

Ylli i muzikës pop, që prej “lirisë” që fitoi nga i ati, Jamie Spears, dhe kontrollit të tij, ka nisur të jetë më aktive në rrjetet sociale, ndërkohë sa i perket jetës personale, është martuar, ndërsa fatkeqësisht humbi edhe një fëmijë, por le të fokusohemi me ndryshimet pozitive në jetën e artistes.

Pas vitesh shkëputje mga muzika Spears është gati për një fillim krejt të ri dhe projekti për të cilin po punon është një super bashkëpunim.

Raportohet se ajo do të sjellë një version të hitit të Elton John, klasikes “Tiny Dancer”, sigurisht në bashkëpunim me këngëtarin britanik.

Sipas Page Six zbuloi Britney dhe Elton janë takuar në një studio regjistrimi në Beverly Hills, për të parë dhe për të punuar, me qëllim që t’i japin botës një super version të “Tiny Dancer”.

Burimi për median e njohur, tregon se “Universal Music” ka caktuar tashmë një datë për publikimin e këngës dhe do të vijë në muajin gusht.

“Kjo në fakt ishte ideja e Elton dhe Britney është një fanse e madhe e tij. Ata kanë regjistruar një remix të ‘Tiny Dancer’, një duet të plotë dhe është super, e pabesueshme,” – është shprehur një ekspert i industrisë muzikore, duke shtuar:

“Britney ishte në studio në Beverly Hills javën e kaluar me Eltonin, për seancën e regjistrimit që është mbajtur super sekret, nën kujdesin e  producentit Andrew Watt”.

Watt është një producent me famë botërore që mjafton të përmendim se ka fituar çmimin Grammy 2021 për Producentin e Vitit dhe besojmë kaq mjafton.

Ndërkohë ne mezi presim të dëgjojmë bashkëpunimin dhe sigurisht, rikthimin e Britney. 

Go to TOP