Britania e Madhe nënshkruan pakt bashkëpunimi me BE-në për shërbimet financiare

Britania e Madhe ka nënshkruar një pakt me Bashkimin Evropian për bashkëpunim për shërbimet financiare.

Për këtë do të bëhet një forum ku BE-ja dhe Britania e Madhe do të mund të takohen dy herë në vit për të diskutuar rregullat dhe standardet financiare, raporton BBC.
Kjo lëvizje e pritur gjatë po shihet si një shenjë që Britania e Madhe është duke shprehur vullnetin për të bashkëpunuar ngushtë me BE-në.

Kancelari Jeremy Hunt kaq thënë se ndërtimi i një marrëdhënieje konstruktive është përfitim I përbashkët, pasi që edhe tregjet financiare Britani-BE janë “të lidhura ngushtë”.

Go to TOP