Brilant Martinaj i druhej një atentati? 23-vjeçari lëvizte me badigard, zbulohet roli i Diklen Vatës

Ekzekutimi i tre të rinjve, të cilët po udhëtonin me një makinë “Volswagen Passat” nga Tirana në drejtim të Mamurasit në mes të ditës tronditi Shqipërinë.

Ngjarja ndodhi pasditen e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë-Krujës dhe viktima mbetën Brilant Martinaj, 23 vjeç, Diklen Vata, 30 vjeç dhe Arbër Hoxha, 34 vjeç.

Nga breshëria e plumbave të zbrazur në drejtim të tyre, makina shpërtheu në flakë dhe Martinaj me Hoxhën u shkrumbuan brenda mjetit.

Diklen Vata kishte lidhje të ngushta shoqërore me Martinajn dhe mësohet se luante rolin e bodigardit të këtij të fundit. Brilant Martinaj dyshohet se ka qenë objektivi i këtij atentati dhe shkak dyshohet se ka qenë e kaluara e tij “e errët.

23-vjeçari dyshohet si ekzekutor i efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela dhe ish-policit Xhelal Reçi. Por asnjë nga krimet nuk është provuar.

Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt. Edhe Vata ka qenë i skeduluar më parë nga policia pasi në 2017 është kapur me kokainë në Tiranë.

Makina e 4 autorëve të dyshuar, “Volswagen Passat” u gjet e djegur në Larushk dhe brenda saj u gjetën 3 armë. Prej ditës së djeshme, FNSH Vijon kontrollet për kapjen e autorëve të cilët dyshohet se janë nga Nikla.

Go to TOP