Bresalci, Cërrnica dhe Mireshi po bëhen me laboratorë për analiza biokimike

Sektori i shëndetësor në Komunën e Gjilanit, vazhdon të shënoi progres të prekshëm për pacientët.

Tani më edhe në ambulancat e fshatrave, po bëhen transformime rrënjësor dhe decentralizim të shërbimeve mjekësore.

Me laboratorë për analiza biokimike për AMF, po bëhen edhe ambulancat në Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum për laboratorët e tri AMF-ve në këto fshatra me drejtorin e organizatës Qatar Charity, Esam Dabab.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se po bëhen laboratorë për analiza biokimike për AMF-të në fshatrat Bresalc, Cërrnicë dhe Miresh.

Ai tregon se së bashku me drejtorin e organizatës Qatar Charity, kanë nënshkruar një memorandum për laboratorët e tri AMF-ve në këto fshatra.

“Decentralizim i shërbimeve, ulje e kostos për qytetarët dhe rritje e cilësisë”, tha kryetari Hyseni. /Kosova.info/


Go to TOP