Braktisi Putinin kur nisi lufta në Ukrainë, ish-zyrtari përfundon në spital

Ish-zyrtari rus i nivelit të lartë Anatoli Chubais , i cili la postin e tij në mars të këtij viti, pasi Putini nisi agresionin rus ndaj Ukrainës ka përfunduar në spital.

Anatoli Chubais ndodhet në një spital evropian me simptoma të sindromës Guillain-Barre, një sëmundje neurologjike, raporton CNN.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sindroma Guillain-Barre është një çrregullim i rrallë në të cilin sistemi imunitar dëmton nervat e trupit.

CNN ka intervistuar bashkëshorten e ish-zyrtarit rus e cila ka thënë se gjendja shëndetësore e të shoqit është e paqëndrueshme dhe se ai është ndjerë keq papritur.

Ai u ndje keq shumë papritur, nuk po ndjente krahët dhe këmbët”, citohet të ketë thënë bashkëshortja e Anatoli Chubais.

E shoqja e ish-zyrtarit sus është vajza e të ndjerit Anatoli Sobchak, ish-kryebashkiaku i Shën Petersburgut dhe mentor politik i presidentit rus Vladimir Putin.

Ajo ka kandiduar gjithashtu për presidencën ruse në vitin 2018.

Vitet e fundit, ajo ka qenë kritike ndaj Putinit, duke përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Chubais u largua nga posti i tij si i dërguar special i Kremlinit për mjedisin në mars.

Reuters, duke cituar dy burime të njohura me këtë çështje, tha se ai u largua nga vendi për shkak të luftës në Ukrainë.

Në mars, Kremlini konfirmoi se Chubais dha dorëheqje.

Chubais u bë i njohur si ministër i financave i Boris Yeltsin në vitet 1990.

Në ditët e para të ngritjes së Putinit në pushtet, Chubais konsiderohej një kundërshtar nga presidenti tashmë.


Go to TOP