BQK shënon Ditën Botërore të Kursimeve
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës në kuadër të aktiviteteve të edukimit financiar, ka shënuar 31 Tetorin, Ditën Botërore të Kursimeve.
Sipas njoftimit ky aktivitet është pjesë e fushatave të vazhdueshme të BQK-së për ngritjen e njohurive financiare përmes qasjeve të thjeshta, të kuptueshme dhe të përshtatura për grupmosha të ndryshme.
“Përmes programeve të tilla, BQK synon të kontribuojë në ndërtimin dhe avancimin e shprehive të përgjegjshme financiare, si kursimi dhe planifikimi financiar, që nga fëmijëria”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
