BQK mirëpret vlerësimin kreditor BB- nga agjencia ndërkombëtare ‘Fitch’

Republika e Kosovës ka arritur një moment historik përmes pranimit të vlerësimit kreditor BB- me perspektivë të qëndrueshme nga agjencia ndërkombëtar për vlerësimin kreditor “Fitch”.

Vlerësimi nënvizon sektorin financiar të Kosovës të qëndrueshëm dhe shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt progresit të sistemit financiar me efekte pozitive në zhvillimin ekonomik, bën të ditur Banka Qendrore e Kosovës.

Vlerësimi i “Fitch” nënvizon themelet e forta të sektorit bankar të Kosovës, duke e njohur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e saj përgjatë sfidave të ndryshme financiare globale.

Pikat kryesore të vlerësimit përfshijnë: Themelet e qëndrueshme të Sektorit Bankar, Pronësia e Jashtme dhe Standardet Prudenciale, Raporti i Kredive Jo-Performuese (NPL), Rritja e Kreditimit.

Kjo është hera e parë që është publikuar një vlerësim kreditor për Kosovën, ndërkaq ky vlerësim kreditor mat aftësinë e qeverisë për të shlyer borxhet e saj.

Go to TOP