Borrell: Putin po përdor grurin si armë lufte

Vladimir Putin përdor grurin si armë lufte, kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke folur për radion France Info në prag të samitit të sotëm të krerëve të shteteve dhe qeverive në Bruksel, sipas la repubblica.

“Ka 20 milionë tonë drithë të magazinuara në Ukrainë që duhet të eksportohet dhe më pas duhet të hapim vend në magazina për korrjen e radhës”, theksoi ai.

“Në rrugët e eksportit të grurit ukrainas duhet të gjejmë një rrugë alternative, rruga detare është shumë e vështirë. Sa i përket idesë së hapjes së një korridori humanitar në Detin e Zi nuk mund ta bëjmë pa marrëveshjen e Rusisë, këto ujëra janë plot me mina.

Ne kemi nevojë për një marrëveshje me Rusinë dhe duhet të bëhet në nivel të Kombeve të Bashkuara”, shtoi Borrell.

Go to TOP