Kosova.info

Borrell për marrëveshjen: Tani do t’i sjell të dy palët në tavolinë për t’i diskutuar propozimet e BE-së

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Bruksel është e arsyeshme, ngase synon t’i jap fund një mosmarrëveshjeje gati dyvjeçare për çështjen e targave në Kosovë.

Duke folur në një konferencë për media pas një takimi në Barcelonë, Borrell ka thënë se tani, pas marrëveshjes për targat, do të sjellë të dyja palët në tavolinë për t’i diskutuar propozimet e BE-së, të mbështetura nga Gjermania dhe Franca.

TVPWorld, shkruan se rreth 50,000 qytetarë të përkatësisë etnike serbe që jetojnë në Kosovë refuzojnë të njohin autoritetin e qeverisë së Kosovës.

Si shenjë mospajtimi për vendimin për targat, rreth 600 oficerë policie dhe punonjës të sektorit të shërbimit publik kishin lënë punën këtë muaj.

Nuk është e qartë nëse ata që lanë punën e tyre tani do të kthehen apo do të ri-punësohen nga sektorët e tyre të mëparshëm të punës.

Kosova dhe Serbia u zotuan të marrin pjesë në një dialog të sponsorizuar nga BE-ja për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet vendeve, megjithëse pak përparim është bërë deri më sot.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe u njoh zyrtarisht nga 110 shtete. Serbia, Rusia, Kina dhe pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Rreth 3,700 ushtarë nga vendet e NATO-s janë aktualisht të stacionuar në Kosovë për të ruajtur paqen dhe rendin pas përleshjeve brutale mes shqiptarëve dhe serbëve në vitet 1990. /GazetaExpress

escort mersin - izmir escort