Borrell bënë thirrje të largohen barrikadat dhe të kthehet qetësia

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë thirrje që të largohen barrikadat në pjesën veriore të vendit dhe që të qetësohet situata.

Ai, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, ka thënë se që nga gushti i këtij viti ka provokime, konfrontime dhe reagime të ndryshme.

“Jemi duke jetuar në një rreth vicioz të provokimeve, konfrontimeve dhe reagimeve që kanë përshkallëzuar në ditët e fundit që kanë sjellë incidente serioze të sigurisë, duke e përfshirë edhe një sulm ndaj misionit tonë të EULEX-it në Kosovë, por edhe ndaj Policisë së Kosovës”.

“Ka bllokada që bllokojnë rrugët, njerëz të armatosur që dalin në rrugë, këto nuk janë diçka që ne jemi gati t’i pranojmë, kjo nuk do të pranohet, kjo që vjen nga partnerët tanë, njerëz që janë duke aspiruar për një të ardhme evropiane. Kjo situatë duhet të përfundojë, barrikadat duhet të largohen, qetësia duhet të kthehet sërish. Këshilli Evropian u ka bërë të qartë të dyja palëve që të përmbahen nga veprimet e dhunshme dhe provokative”, ka deklaruar Borrell, njofton Klankosova.tv.

Go to TOP