Bogujevci pret ambasadorin slloven, dakordohen për bashkëpunime në kulturë

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

“Ambasadori Blaj i uroi ministres Bogujevci marrjen e detyrës së re dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës dhe turizmit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Sipas këtij njoftimi, ata diskutuan mbi mundësitë për projekte të përbashkëta dhe u dakorduan për të thelluar bashkëpunimin në promovimin e shkëmbimit kulturor dhe zhvillimin e turizmit. /Kosova.info/


Go to TOP