Blerim Kuqi rikthehet në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot qytetin e Suharekës, ku ka theksuar rëndësinë e punës për forcim dhe ribashkim të partisë duke e cilësuar këtë vizitë si nisje të një procesi më të gjerë bashkimi në të gjithë vendin.

Gjatë qëndrimit të tij në Suharekë, Abdixhiku uroi rikthimin e Blerim Kuqit në radhët e LDK-së duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të strukturave lokale. Po ashtu, ai shprehu mbështetje të fuqishme për Ardianin, me të cilin, siç tha, po ndërtohet një “ekip i fitores” për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Mes optimizmit të madh dhe frymës që po na ndërtohet, këtij qyteti do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë,” tha Abdixhiku.

Ai shtoi se Suhareka ka nisur një proces më të madh-bashkimin e të gjithë atyre që ndihen pjesë e LDK-së. “Të gjithë ata që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them: ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni,” u shpreh ai.

Në fund të vizitës, Abdixhiku premtoi se do të vazhdojë këtë tur bashkimi në të gjitha qytetet e Kosovës duke e nisur nga Suhareka si shembull i parë i këtij momentum bashkues për LDK-në. /Kosova.info/


Go to TOP