BKK në Kongresin Botëror të Bibliotekarisë dhe Informacionit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës (BKK) do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kongresin Botëror të Bibliotekarisë e Informacionit, i cili këtë vit do të mbahet në Astana (Kazakistan), nga data 18-22 gusht, nën organizimin e IFLA-s (Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave dhe Institucioneve Bibliotekare).

“Ky kongres, me rëndësi të veçantë në fushën e bibliotekarisë dhe shkencës së informacionit, mbledh profesionistë, studiues dhe drejtues institucionesh nga e gjithë bota”, njofton BKK.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se kjo ngjarje është edhe për të shkëmbyer njohuri, përvoja dhe ide inovative, duke kontribuar në zhvillimin e politikave dhe praktikave bashkëkohore të shërbimeve bibliotekare. /Kosova.info/


Go to TOP