Bjellorusia pretendon se iu lëndua një diplomat në një sulm në Londër

Qeveria e Bjellorusisë ka thënë se një diplomat i saj është lënduar, pasi Ambasada e saj në Londër është sulmuar të dielën, raporton agjencia AP.

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në një deklaratë ka thënë se një grup i personave kanë ndotur fasadën e ndërtesës së Ambasadës së Bjellorusisë në Londër e më pas kanë sulmuar fizikisht diplomatët. Thotë se një diplomat ka pësuar lëndime të rënda, ku i është thyer hunda, ndërsa edhe një dhëmbë.

Qeveria e Bjellorusisë ka njoftuar se ka ftuar të dërguarin britanik në Minsk për të bërë një protestë zyrtare dhe për të kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Në postime në rrjete sociale shihet një protestë e vogël jashtë Ambasadës së Bjellorusisë në Londër të dielën. Policia e Londrës nuk ka marrë asnjë informatë për ndonjë incident.

Go to TOP