Bislimi takon ambasadoren e Holanës, flasin për rrugëtimin drejt integrimit evropian të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Palët biseduan mbi thellimin e fuqizimin e bashkëpunimit, si vende mike e partnere, në fusha e sektorë me interes të përbashkët, si dhe mundësitë për shkëmbimet e përvojave.

Më tej, fokus i bisedës ishte dhe rrugëtimi drejt integrimit evropian të Kosovës, si aspiratë, vizion, por edhe si përkushtim e angazhim i vazhdueshëm, përmes punës rreth agjendës evropiane, përmbushjes së reformave dhe arritjes së standardeve evropiane, në kuadër të së cilës u diskutua mbi Planin e Rritjes dhe përgatitjet e vendit tonë në përputhje me këtë instrument, si dhe u cek më tej dhe rrugëtimi i Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri e informoi ambasadoren dhe mbi zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut. Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përgjithshme e të vazhdueshme të Holandës ndaj Kosovës, Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën e pikëpamjet e shkëmbyera.

Go to TOP