Bislimi pret deputetët britanikë: Diskutim për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster. 

Biseduan mbi marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me theks në siguri, mbrojtje dhe infrastrukturë. 

Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi deputetët britanikë mbi zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë mandatit qeveritar përfshirë edhe avancimin e sektorit të IT dhe sukseseve të sipërmarrësve të rinj, gjersa Kosova shënon rritjen mesatare më të madhe ekonomike në rajon në vitet e fundit. 

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite për Republikën e Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP