Bislimi: Në Serbi termi nënçmues ndaj shqiptarëve bëhet normë
Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes janë tashmë një normë në Serbi. Kështu ka pohuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Reagimi i tij vjen pasi Gjykata Lartë e Serbisë e ka hedhur si të pabazë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Bujanocit ndaj diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes që ka përdorur ish-ministri i mbrojtjes dhe ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin ndaj shqiptarëve.
“Me sa duket është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve. Vendimi i Gjykatës të Lartë të Serbisë për deklaratat e Vulin thellon shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare”, ka shkruar Bislimi në platformën X.
Vulin, i cili njihet për afërsinë e tij me politikën e presidentit rus, Putin, në vazhdimësi gjatë deklarimeve të tij publike si ministër iu ka referuar shqiptarëve me termin nënçmues dhe fyes ‘shiptari’. /Kosova,info/
Discrimination & hate speech are now a norm in Serbia. Apparently it is legal under Serbian law to use derogatory terms against Albanians. The ruling from the Serbian Supreme Court on the statements of DPM Vulin deepen our concerns regarding the Albanian minority rights & safety. pic.twitter.com/Ky2OFsciqt
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) November 4, 2024