Billie Eilish do të lansoj dy modele vegane të atleteve Air Jordan në bashkëpunim me Nike

Fansat e stilit unik të Billie Eilish së shpejti mund të kenë në dorë atlete të dizajnuara nga vetë këngëtarja.

Dje , ylli 19-vjeçar njoftoi për lansimin e ardhshëm të dy modeleve të atleteve Air Jordan në bashkëpunim me Nike, të dyja do të jenë 100 për qind vegane, si vetë Eilish, dhe të përbëra nga më shumë se 20 për qind materiale të riciklueshme.

Eilish i tha Nike se Air Jordan 15 ka qenë stili i saj i preferuar. “Kur i mora, i shikova sikur të kisha një milion dollarë para meje”, tha ajo.

Versioni i saj vjen në një ngjyrë monokromatike që i përshtatet estetikës së epokës së saj “Happier Than Ever”.

Këpucët përfshijnë logon e saj, të cilën e vizatoi kur ishte 14 vjeç; është paraqitur në shumicën e krijimeve të saj të kaluara.

Eilish është një përkrahëse e famshme e modës së qëndrueshme, kohët e fundit ka rënë dakord të veshë një fustan Oscar de la Renta në Met Gala 2021 me kusht që marka të ndalojë përdorimin e leshit në modelet e saj.

Oscar de la Renta ending fur sales after pressure from Billie Eilish |  TheHill

Go to TOP