Bill Gates i kërkoj falje për keqkuptim!

Shkruan: Nexhmedin SAQIPI

Letër e hapu

Këto dy vitet e fundit, kryesisht pas paraqitjes së virusit pandemik, me karakter botërorë, që shkaktoi miliona të vdekur edhe me miliona të tjerë të sëmurë e të traumatizuar nga frika e vdekjes, në mediet lokale dhe rajonale, figura e amerikanit më të fuqishëm në botë Bill Gates, ishte më e përfolura, duke u akuzuar për shpikjen e këtij virusi vrastar.

Shumë akuza e shpifje të natyrës politike u krijuan, në llogari të Bill Gates, themeluesit të kompanisë Microsoft, njeriun më të pasur në botë, me arsyetimet paushallë se, ai, e solli virusin për ta zvogëluar numrin e njerëzve në planet, ku edhe unë isha i dyshimtë edhe kisha një  paragjykim, por  tani me situatat e fundit,  që po i bëhen Ballkanit me kërcënime luftarake, tendencat për ta ndezur zjarrin ballkanik, politikat globale që  po i kanosen botës me ushtri, madje propagandat mediatike e kështu me radhë, thjesht, qenkam mashtruar dhe i pranoj përshtypjet e gabuara ndaj tij, për akuza të pabaza e jo të drejta.

Duke lexuar me vëmendje historinë e veprimtarisë njerëzore të Gates, pasuria e të cilit arrin  72 miliard dollarë, e që njihet si  një person shumë human, i cili nga bilionë dollarë të dhuruar miliona jetë u shpëtuan nga donacionet e tij me vaksina dhe me kujdes shëndetësor më të mirë.

Jo vetëm kaq, duke lexuar për Gates, kam mësuar se ai lexon deri në 50 libra në vit dhe e vetmja gjë që mbeti e pa realizuar, është që nuk zbuloi ilaçin të jetë i pa vdekshëm.

Nga e gjithë kjo erdha në përfundim, se të gjithë ata që shkruajnë kundër Gates, me vetëdije apo pa vetëdije janë të prirë nga injoranca, paragjykimet dhe  tendenca, janë persona pa vlera shoqërore, që nuk kanë dhënë asnjë metelik në shenjë humaniteti. Kur themi kështu kemi parasysh se po të kishim edhe Gates të tjerë, nuk do të vraponin liderët e shteteve të ndryshme të sigurojnë armatim bërthamor e të kërcënojnë kufijtë shtetëror të vendeve të ndryshme. 

Në këtë drejtim, nuk do të kërcënonin me luftëra e nuk do të shpenzonin me miliarda euro në armatim, a nuk kanë spitale për shërim. Edhe  pse qe dy vite të izoluar e disa muaj që kemi  qenë nëpër shtëpi e rrugë të boshatisura, mos përgatitja e botës  për ta siguruar njerëzimin, shëndetësia  mos e përgatitur dhe e dështuar totalisht, humbja ekonomike e gjithë ky  ndryshim që po e rrezikon botën, si dhe liderucat e  botës, po edhe pushtetarët  po marrin guxim ende pa u hallashtisur me virusin, me menduar për  luftë e gjakderdhje. Ndaj, mbyllja në bodrum, vaksinimi dhe mos heqja e maskave edhe për një kohë, mos po bëhet sebep, që shoqëria jonë politike të mbushet mend e mos të çoroditet deri ne ekstremitet.

Pas të gjitha këtyre që kam lexuar dhe dëgjuar për Bill Gates, jam në gjendje t’i kërkoj falje publike, duke e lutur që të na falë për këto paragjykime për të, ngase ai, po del një vizionar i madh që po na mëson se duhet të punojmë së pari për shëndet e pastaj për të tjerat.

Unë  do ta  kisha porositur nëse rastis ta lexoj mesazhin tim, Bill Gates t’i bëjë më shumë presion botës me bllokada e izolime, që të vetëdijesohen, ngase për hesap timin më mirë kisha përjetuar virusin dhe sëmundjet e tjera fizike, se sa me u zhvilluar luftëra, masakra, shkatërrime, ashtu siç i kemi parë e përjetuar më herët kur të vdekurve nuk arrinin tua gjenin pjesët e trupit, për t’i varrosur të kompletuar.

Prandaj, këshillat e tij duhet të merren parasysh, kur po thotë që të punohet e të investohet në përgatitje për t’u mbrojtur nga epidemitë  e ardhshme, vërshimet, ngrohja globale dhe  nga ndryshimet klimatike. Por, mjerisht, njeriun e sodit e ka mundur harami e keqja edhe është në gjendje me e rrezikuar me vdekje e mos me menduar fare për ardhmërinë. Do të kisha kënaqësinë, që kjo letër e hapur t’i bie në dorë personalisht Bill Gates, i cili për mua dhe botën e arsyeshme, do të mbetet një shembull i mirë se si duhet të punojmë dhe të veprojmë për t’u bërë të drejtë, pragmatik, tolerant, solidar dhe paqësor.

Go to TOP