Bill Clinton lirohet nga spitali

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, u lirua nga një spital në Kaliforni të dielën pasi kaloi pesë netë duke trajtuar një infeksion.

Clinton krah për krah me bashkëshorten dhe ish-kandidaten për Presidente, Hillary Clinton bëri me shenjë se gjithçka është mirë pasi doli ngadalë nga spitali dhe u përshëndet me stafin para kamerave.

Ish-presidenti 75 vjeçar “u lirua nga qendra UC Irvine”, u than ë një deklaratë nga doktori Alpesh Amin, përmes një zëdhënësi të Clinton.

“Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në Neë York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”, shtoi Amin.

Lideri i ShBA-së nga 1993 deri më 2001 u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Twitter.

New York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis.

Sepsis është një reagim ekstrem i trupit ndaj infeksionit që i afekton 1.7 milionë njerëz në Amerikë çdo vit.

Në vitin 2004, Clinton atëherë 58 vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje bypass të katërfishtë pasi mjekët gjetën shenja të sëmundjes së zemrës.

Go to TOP