Biden për vizitë në Evropë gjatë korrikut, takime në Britani, Lituani e Finlandë

Joe Biden do të udhëtojë në Evropë në fund të javës për një udhëtim në tre vende që synon të forcojë pozicionin e NATO-s kundër Rusisë ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Sipas mediave të huaja, udhëtimet e presidentit amerikan do të fillojnë në Londër fundjavën e ardhshme, ku ai do të takohet me Mbretin dhe kryeministrin Rishi Sunak.

Dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se takimet do të “forcojnë më tej marrëdhëniet e ngushta midis kombeve tona”.

Në këtë drejtim, fokusi kryesor i zotit Biden do të jetë samiti vjetor i NATO-s, që do të mbahet këtë vit në Vilnius, Lituani, ku lufta në Ukrainë dhe anëtarësimi i propozuar i vendit në NATO pritet të dominojë.

Ai do të ndalet gjithashtu në Helsinki, Finlandë, për të përkujtuar pranimin e vendit në aleancë më parë këtë vit. 

Go to TOP