Biçikletat e reja në Prishtinë: Qytetarët përqafojnë mjetin e ri transportues e me çmim të arsyeshëm
Komuna e Prishtinës ka sjellë një risi për qytetarët e saj: një shërbim të ri biçikletash me qira, me çmimin simbolik prej 50 centë për një orë përdorim. Ky shërbim ka hasur në një mirëpritje të gjerë nga qytetarët, të cilët kanë filluar t’i përdorin dukshëm në përditshmërinë e tyre.
Flora, një banore e lagjes “Bregu i Diellit”, ndan përvojën e saj.
“Biçikletat janë një zgjidhje perfektë për të shmangur trafikun dhe për të qëndruar aktive. Për 50 centë në orë, është e përballueshme për këdo,” tha ajo për Kosova.info.
Ndërkohë, Agroni, një student nga Prishtina, thotë se, është shumë praktike për lëvizje të shpejta nëpër qytet.
“Shpesh e përdor për të shkuar në fakultet, dhe është më mirë sesa të pres për autobusin,” tha Agroni për Kosova.info.
Arlinda, një punonjëse e sektorit publik, thekson se, ky është një hap i madh për një Prishtinë më të gjelbër.
“Biçikletat janë të lehta për t’u përdorur dhe janë një mundësi e mirë për të kontribuuar në uljen e ndotjes”, tha Arlinda për Kosova.info.
Biçikletat janë të disponueshme në disa stacione të qytetit duke ofruar një, alternativë praktike dhe ekonomike për transportin e përditshëm. /Kosova.info/
