Zogaj: 3000 Përdorues të regjistruar në Prishtinabike, komuniteti i biçikletave rritet, ndërsa qytetarët përqafojnë lëvizjen e gjelbër
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka bërë të ditur se tashmë numri i përdoruesve të regjistruar të biçikletave në qytet ka arritur në 3000, me mbi 200 përdorime çdo ditë.
“Kjo rritje e shpejtë tregon përkushtimin e qytetarëve për një mjedis më të gjelbër dhe rrugë më të bukura”, ka shkruar ai.
Zogaj falënderoi qytetarët për sjelljen e tyre shembullore dhe përkujdesjen ndaj biçikletave, duke kontribuuar në ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të sigurt për të gjithë.
“Le të vazhdojmë drejt një të ardhmeje më të pastër dhe aktive,” përfundoi ai. /Kosova.info/
