Biblioteka Kombëtare `Pjetër Bogdani` pajiset me piano të re
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka pranuar një piano të re, e cila tashmë është pjesë e hapësirës së saj dhe e gatshme për t’u përdorur në ngjarje kulturore, artistike dhe edukative.
Sipas njoftimit nga BKK, pianoja është dhuruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të nismave për gjallërimin e jetës kulturore në vend, duke i shtuar Bibliotekës më shumë jetë, tingull dhe frymëzim.
Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” ka falënderuar MKRS-në për mbështetjen dhe thotë se do të angazhohet që këtë instrument ta përdorë me përgjegjësi, në shërbim të komunitetit dhe të aktiviteteve kulturore e artistike në Kosovë. /Kosova.info/
