Betimi për Drejtësi siguron dosjen: Sheholli ishte rekrutuar nga BIA serbe

Betimi për Drejtësi ka siguruar dosjen e Prokurorisë në rastin e spiunazhit ndaj Fatmir Shehollit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit nën dyshimin se ishte rekrutuar nga BIA serbe dhe se ‘vepronte nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-s, Bojan Dimiq.

Sipas dosjes së siguruar nga Betimi për Drejtësi, thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për kinse pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe të njëjtat informacione i ka përcjell te BIA përmes komunikimeve telefonike.

Sipas Prokurorisë, Sheholli, sipas udhëzimeve dhe planeve të Dimicit, më 26 shtator të këtij viti në Mitrovicë të Veriut kishte marrë materiale, audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që dyshohet se janë komprometuese si dhe një shumë të hollave si shpërblim për publikimin e tyre, të cilat pastaj i ka publikuar në media online, shkruan Betimi për Drejtësi.

Sipas dosjes, thuhet se Sheholli thuhet se nga ky person ka marrë edhe një shumë të hollash si shpërblim për publikimin e tyre të cilat më pas janë publikuar në disa prej mediave online në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, me dashje dhe vetëdije, Sheholli ka ndihmuar BIA-në duke zbatuar udhëzimet e tyre dhe rrjedhimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës e po ashtu edhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj.

Me këto veprime Sheholli dyshohet se ka kryer veprën penale “Spiunazh” nga neni 124 par. 3 të KPRK-s.ë

Ndërsa, sipas Prokurorisë, gjatë bastisjeve të Policisë së Kosovës me 9 tetor 2025 në banesën e Shehollit janë sekuestruar një numër i pajisjeve ellektronike, dokumentacion dhe sende të tjera të cilat do të dërgohen në ekzaminim.


Go to TOP